16 Tetor, 2017

Apple përgatitet për iPhone-in e ri, teknologjia që ndryshon filozofinë e Stive Jobs


Kanë kaluar pak më shumë se një muaj prejse u prezantuan tri pajisje të reja të IPhone, dhe tashmë e kanë vërshuar internetin teoritë  për iPhone-in e ardhshëm!

Analisti i kompanisë kineze “KGI Securities” Ming-Chi Kuo, parashikimet e të cilit mbi risitë e Apple në të kaluarën kanë qenë kryesisht të goditura, fundjavën e kaluar ka shprehur mendimin e vet mbi pajisjen të cilën po e presim vitin e ardhshëm.

“MacRumours” transmeton se Kuo pretendon se Apple do të heq dorë nga sistemi Touch ID, dhe se do t’i jep përparësi sistemit Face ID, dhe jo vetëm në telefona.

“Pajisja IPhone X është smartphone-i i parë i Apple e cila nuk ka butonin “Home” dhe në të cilën Touch ID është zëvendësuar me teknologji të re Face ID. Supozohej se ndërrimi i plotë me versionin më të ri do të varet prej asaj se si do ta pranojnë konsumatorët teknologjinë e re, por edhe prej komponentëve të ndryshëm dhe sa janë në dispozicion”, pretendon Kuo,

Kuo pretendon se edhe iPad Pro vitin e ardhshëm do të kalojë në sistemin e njëjtë të hapjes dhe identifikimit.

“Investor” nga Koreja transmeton se iPhone i ri do të ketë lapsin (stylus).

Sipas shkrimit të kësaj gazete, Apple po negocion me disa prodhues të lapsave të cilët mbështeten në teknologji të ndryshme, ndërsa futja e lapsave ndoshta do të kërkojë përditësim serioz të procesorëve të serisë A në mënyrë që të mundësohet përkrahja për shkrim.

Futja e lapsit me siguri nuk do t’iu pëlqejë adhuruesve të shumtë të Steve Jobs-it, i cili në vitin 2007 kishte deklaruar: “Nëse e shihni lapsin, do të thotë se keni dështuar”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al