30 Mars, 2018

Aplikacioni që ju tregon se kur do të vdisni


Prej kohësh njerëzimin e tundon ideja se kur do të vdesë, por tani është një aplikacion, i cili premton se do ta bëjë një gjë të tillë.

Janë ekspertët në Rusi të cilët kanë krijuar një aplikacion falas që përdor inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e aktivitetit në telefonin tuaj, për të vlerësuar jetëgjatësinë tuaj brenda një të dhjetës së një viti.

Gjithashtu ekspertët kanë sqaruar se kur kombinohet me informacionet e regjistruara nga monitoruesit e përshtatshëm të fitnesit, ky parashikim bëhet edhe më i saktë. Ndërkohë aplikacioni quhet “Gero” dhe është një punë e Institutit Fizik dhe të Teknologjisë së Moskës.

“Daily Mail” shkruan se vlerësimi që do ju japë, nëse nuk ndiqni një rutinë të përditshme të shëndetshme, mund t’ju nxisë t’i ktheheni kësaj rutine.

Një rrjet nervor u trajnua më pas me rezultatet për të parashikuar rrezikun e moshës dhe vdekshmërisë biologjike të njerëzve që u morën në studim duke përdorur një rrjedhë të gjatë javore të matjeve të aktivitetit.

Aktualisht aplikacioni ka versionin Beta vetëm për iPhone, ndërkohë që është në vijim testimi. Një nga vullnetarët e parë, gazetari i “Daily Mail” për shëndetin kishte arritur 69.2 pikë. “U shokova të zbuloja se do vdes kur të arrij 70 vjeç, nëse ky aplikacion thotë të vërtetën”, tha Stephen Matthews.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al