20 Tetor, 2017

Anita Haradinaj rrëfen peripecitë: Edhe fëmijët tanë janë fryt i burgut


 

Çifti i famshëm Ramush e Anita Haradinaj janë ndër modelet që të gjithë do të donin t’i ngjanin. Jo vetëm për dashurinë që kanë pasur e kanë për njëri-tjetrin, por sidomos për sakrificat e mëdha që u është dashur të kalojnë, në momentet ku edhe Ramushit i është ‘kërcënuar’ liria.

E ftuar sonte në Top Magazine për të promovuar nismën “Dardani je vesh me Diell”, fushata e bamirësisë nga Albana Osmani për fëmijët e sëmurë në spitalin shtetëror të Kosovës UKKK (Reparti pediatrik i Hemato – Onkologjisë), Anita foli edhe për raportin me bashkëshortin Ramush Haradinaj, lidhjen e dashurisë , por edhe ka thënë një të vërtetë  që përmbledh edhe peripecitë që u është dashur të kalojnë: ‘’Me Ramushin jemi jo vetëm burrë e grua, por edhe ‘shokë burgu’. Edhe fëmijët tanë janë fryt i burgut”!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al