9 Maj, 2020

Angelina Jolie i ndalon fëmijët ta takojnë, por vajza e aktores i thërret “mama” rivales së saj në dashuri Jennifer Aniston?


Jennifer Aniston po afrohet çdo ditë e më shumë me ish bashkëshortin e saj Brad Pitt. Dhe tani raportohet se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e tij Shiloh. Madje sipas disa burimeve 13 vjeçarja i thërret mami Jennifer.

Marrëdhënia mes tyre thuhet se është përmirësuar pasi Jen kaloi shumë kohë me Shiloh.

Sipas burimeve ato krijuan një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën dhe dilnin shumë së bashku para se të fillonte izolimi.

Megjithatë një përfaqësues i aktores ka folur rreth pretendimeve duke thënë se: “Ky është vetëm një trillim i plotë dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin.”

Jennifer u lidh me Brad në vitin 1998 para se të martoheshin në 2000.

Ata qëndruan të martuar për 5 vite dhe u divorcuan. Brad filloi një marrëdhënie me Angelina Jolie menjëherë pas ndarjes nga Jen.

Brad dhe Angelina kanë gjashtë fëmijë së bashku dhe Shiloh është fëmija i tyre i katërt.

Sipas raportimeve të mëparshme, Angelina Jolie i ka ndaluar fëmijët e saj që ti afrohen Jen.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al