10 Korrik, 2022

Angelina Jolie fotografohet në mes të turmës me vajzën e saj gjatë një koncerti në Itali


Angelina Jolie është fotografuar së bashku me vajzën e saj Shiloh në një koncert të grupit Maneskin Romë të shtunën.

Aktorja, 47- vjeç, u pa duke buzëqeshur teksa pa fituesit e Eurovision Song Contest 2021 duke performuar në premierën botërore të turneut Loud Kids të grupit në Circo Massimo në kryeqytetin italian.

Ylli i Hollivudit, u pa duke qëndruar pranë Shiloh, 16- vjeç, teksa dyshja këndonin së bashku këngët e grupit.

Dyshja ishin të veshura në të zeza, duke u përzier në turmën e fansave të grupit.

Që nga fitorja e tyre në Eurovizion vitin e kaluar, Maneskin janë bërë mega yje globalë – duke u shfaqur në shfaqje si Saturday Night Live dhe The Tonight Shoë me protagonist Jimmy Fallon në SHBA.

Angelina ka qenë në Romë për të punuar, teksa është regjisore në filmin e ardhshëm “Without Blood”.

Ylli është parë në rrugët e qytetit me kastin dhe ekipin e saj, i cili përfshin aktoren Salma Hayek.

Filmi bazohet në romanin më të shitur ndërkombëtar me të njëjtin emër të shkrimtarit italian Alessandro Bariço – me Angelina të vendosur për ta shkruar, drejtuar dhe prodhuar atë.

Ndërsa komploti i detajuar i filmit nuk është zbuluar, libri fokusohet në brutalitetin e luftës dhe kërkimi i një vajze të re për shërim pasi është dhunuar.

Duke folur pas shpalljes së filmit, Angelina tha: “Jam e nderuar që jam këtu në Itali për të sjellë këtë material shumë të veçantë në film dhe që më është besuar nga Alessandro Bariço përshtatjen e librit të tij – me poezinë dhe emocionet e tij unike dhe mënyra e shikimit të luftës, dhe pyetjet që ajo shtron për atë që ne kërkojmë pas traumës, humbjes ose padrejtësisë.’ 

Jennifer Mullin, CEO Global në Freemantle, shtoi: “Ne jemi të emocionuar që punojmë me Angelinën dhe ekipin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar që ajo ka mbledhur.

“Ky projekt nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Fremantle për të prodhuar filma artistikë me cilësi të lartë dhe drama origjinale duke punuar me talentet më të mirë nga e gjithë bota.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al