31 Mars, 2018

Alketa Vejsiu shfaqet për herë të parë kështu, pa make-up dhe me pizhame


Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Është pikërisht Alketa Vejsiu e cila nuk i është ndarë ekranit për vite të tëra dhe prezanton disa nga emisionet e spektaklet më të njohura në Klan.

Ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagram”, ku shpeshherë publikon foto edhe nga përditshmëria, por gjithnjë shfaqet e kuruar në detaje.

Por ditën e sotme, moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet ndryshe nga herët e tjera, larg fustaneve apo kostumeve.

Pa pikë make-up-i, me flokët e kapur shkujdesur dhe me pizhame, kjo është hera e parë që Alketa shfaqet kështu.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al