29 Maj, 2018

Albano tha se do hiqte dorë nga aktrimi, reagon Turjan Hyska: Kur Jul Deda të mos votojë PD-në, atëherë…


Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo i habiti të gjithë sot me deklaratën që bëri nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale. Aty ai deklaroi se do të hiqte përfundimisht dorë nga aktrimi.

Sipas aktorit, arsyeja se pse kishte vendosur që të linte aktrimin ishte për shëndetin. Ai gjithashtu falënderonte të gjithë personat që e kishin mbështetur gjatë këtyre viteve.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar moderatori Turjan Hyska, i cili është edhe producent i “Apartamentit 2XL”, spektaklit ku Bogdo bën pjesë.

Turi ka postuar një “Instastory”, ku sqaron se Albano ka qenë duke bërë humor dhe se ai kurrë nuk do të largohet nga aktrimi.

“Mos më shkruani më, ju lutem! Albanos i pëlqen të bëj humor… Do e lër aktrimin kur Jul Deda të mos votojë PD”, ka shkruar Turi duke e shoqëruar postimin me disa emoji që qeshin.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al