5 Dhjetor, 2020

Aktorja e njohur e “Rebelde” bëhet nënë për herë të parë! Ja gjinia dhe emri i foshnjës


Aktorja e njohur meksikane Dulce Maria, e njohur për rolin si “Roberta” në serialin shumë të ndjekur “Rebelde” ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e bukur.

dulce maria (5)

Maria është bërë nënë për herë të parë dje dhe këtë e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, raporton “Buzz Feed”.

Aktorja e suksesshme dhe partneri i saj, producenti Paco Alvarez, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Maria Paula.

dulce maria (1)

Nuk ka fjalë që mund të shprehin gjithçka që ndiej … së pari, falënderoj Zotin që na bëri të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe nga Zoti, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë … një përvojë transformuese.

Gjithçka ja ka vlejtur të të njoh dhe të të kem tani në krahët e mi luftëtare e vogël, faleminderit Paco Alvarez, babai më i mirë për fëmijën tonë të bukur që erdhi të ndryshojë jetën tonë.

María Paula të duam me gjithë qenien tonë. Premtoj të bëj gjithçka që të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur! Të duam!”- shkroi ajo krahas fotos, ku dukeshin duart e çiftit dhe të vogëlushes.

dulce maria (4)

Dulce dhe bashkëshorti i saj kanë më shumë se 4 vite lidhje dhe në 2019 vendosën të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, duke i thënë “po” njëri-tjetrit në altar.

dulce maria (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al