23 Korrik, 2022

Aktorja e njohur del jashtë pritshmërive, shfaqet duke ngrënë milingona në mbrëmjen gala-Fansat të shokuar (VIDEO)


Ajo është fituese e çmimit ‘Oscar’ e njohur për aftësinë e saj në aktrim.

Lupita Nyong’o i la fansat të shokuar teksa hëngri milingona në një mbrëmje gala të mbajtur në restorantin me famë botërore ‘Noma’ në Los Angeles.

Aktorja, 39 vjeçe, ndau në Instagram një video ku shihej duke shijuar ushqimin e çuditshëm. Aktorja shihej duke mbajtur me delikatesë një lloj fruti të verdhë, ku lartë ishte i dekoruar me insekte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lupita Nyong’o (@lupitanyongo)

Aktorja e “Black Panther” nuk ka ngurruar të kafshojë teksa shprehej: “Janë milingona”. Pas këtij degustimi, ajo mbeti e mahnitur dhe ka vrapuar për të marrë pjata të tjera.

“Janë me të vërtetë e mira”,-vazhdon të thotë Lupita.

Të shumta ishin komentet në postimin e aktorës, të cilët nuk hezituan të shprehnin “neverinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al