27 Gusht, 2018

Aktorja e famshme nxjerr superapartamentin në shitje, kërkon çmimin prej 25 mln dollarë (FOTO)


Meryl Streep ka nxjerrë në shitje superapartamentin e saj në qendër të Nju Jorkut.

Shtëpia e aktores tri herë fituese e çmimeve “Oscar” ndodhet në zonën “Tribeca”, e njohur si qendra e modës së qytetit.

Mediat amerikane shkruajnë se Streep ka kërkuar një çmim prej 24.6 milionë dollarë. Ndërkohë shtëpia është blerë në vitin 2006 për një vlerë prej10.13 milionë dollarë.

Gjithashtu thuhet se aty ka jetuar Meryl dhe bashkëshorti i saj Don Gummer, një skulptor i njohur për veprat e tij abstrakte të përmasave të mëdha.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al