23 Shkurt, 2018

Aksidentohet Tom Cruise, niset me helikopter drejt Londrës (FOTO)


Aktori i Hollywood-it Tom Cruise është bërë pjesë e një incidenti gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 6”.

Sipas mediave të huaja, ai theu kyçin e këmbës, ndërkohë që përpiqej të realizonte skenën në film. E pikërisht për këtë arsye ai është fotografuar ndërsa largohej me helikopter.

55-vjeçari i cili këto muaj ka qenë mjaft i angazhuar me xhirimin e filmit, një pjesë e skenave të të cilit kanë qenë disi të rrezikshme, duket se do të marrë një periudhë pushimi. Si pasojë aktori është nisur drejt Londrës.

Gjatë muajve të fundit. Tom ka qenë i zënë duke xhiruar edhe skena të tjera si operativ i qeverisë amerikane, Ethan Hunt.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al