8 Mars, 2020

“Ai është më i miri”- Arbana Osmani komplimentin të dashurin dhe e pranon …


Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga veprimtaria e përditshme e saj, gjë që nuk kalon pa u komentuar dhe pëlqyer nga ndjekësit e saj. 

 

Dhe së fundmi, moderatorja në llogarinë e saj ka ndarë disa foto, ku ka zbuluar ‘look’-un me të cilin do të shfaqet për disa javë në ekran.

Menjëherë pas këtij momenti, fansat kanë lënë një sërë komentesh, duke e komplimentuar për zgjedhjen e saj. Një prej komenteve më të spikatur ka qenë ai, ku një prej ndjekësve i ka vënë në dukje faktin se Eduarti e nxjerr gjithmonë shumë bukur në foto.

“Nuk kam parë fotograf që të të japë këtë shkëlqim të fytyrës përveç @eduartgrishaj. Mbaje gjithmonë afër. Ti Arbana je rreze që shkëlqen kudo dhe kurdo”, ishte komenti i një prej ndjekësve, të cilit Arbana vendosi t’i përgjigjet.

“Po, ai është më i miri”, ka shkruar Osmani më poshtë, duke pohuar se Grishaj është një fotograf mjaft i zoti. /Panoramaplus.al

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al