5 Prill, 2023

Adriana Lima bëhet modelja më jetëgjatë e “Victoria’s Secret”/ 41-vjeçarja rikthehet si imazhi i markës së njohur


Adriana Lima, modelja më jetëgjatë e ‘Victoria’s Secret’. Bukuroshja i bë pjesë e markës më të njohur të veshjeve intime në vitin 1999 e deri në 2018.

41-vjeçarja dhe ‘Victoria’s Secret’ dhanë lajmin e papritur në rrjetet sociale ku shpreheshin: “Ribashkuar dhe ndjehemi shumë mirë”.

“Jam shumë e emocionuar që do të punoj përsëri me Victoria’s Secret, marka ka qenë gjithmonë si një familje për mua”, tha Lima në një deklaratë.

“Të jesh fytyra e kësaj fushate dhe aromash ikonike është kaq e veçantë sepse komplimenton bukur shkëlqimin e një gruaje, e cila është simbolike e misionit frymëzues të Victoria’s Secret për të festuar çdo grua. Ishte e mahnitshme të ishim sërish në xhirime me të gjithë, dhe ne patëm kohën më të mirë për ta sjellë këtë mesazh në jetë përmes kësaj aromë të përjetshme”, shtoi modelja.

Në mars, marka njoftoi se sfilata e “Victoria’s Secret” po rikthehet pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

Marka e njohur u ndal në vitin 2019 pasi u përball me kritika të shumta dhe reagime për mungesën e diversitetit racor dhe trupor.

Në shkurt 2022, ylli i TikTok Emira D’Spain u bë modelja e parë transgjinore me ngjyrë që punon me markën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al