30 Maj, 2019

“Abuzimi seksual është i zakonshëm”, ish-modelja tregon anën e errët të modelingut: S’kishe si t’i humbje kilet që ato thoshin, vetëm të…


Si një modele adoleshente, Leanne Maskell, mendonte se po i hynte një karriere magjepsëse, por në vend të kësaj ajo u përball me shfrytëzimin dhe abuzimin. Pa marrë parasysh se sa hante, asaj i kishin thënë se kurrë nuk do të merrte ndonjë punë nëse nuk hiqte 3 centimetra nga ijët.

“Por nuk kishte asnjë mënyrë për të arritur peshën që ata donin, vetëm nëse do të vdisje urie”, ka thënë ajo, sot 26 vjeçe.

Ajo e filloi karrierën e saj kur ishte 13 vjeç dhe punoi për disa nga markat më të famshme të modës, u shfaq në Vogue britanike dhe franceze, mori pjesë në javët e modës në Paris dhe Londër.

Por pavarësisht suksesit të saj, presionet e modelingut, e lanë Laenne duke vuajtur nga ankthi. Ajo e la modelingun në fillim të këtij viti, ndërsa ka vendosur të nxjerrë anët negative.

Në mënyrë që të ndalojë abuzimet. Ajo thotë se abuzimi seksual është i zakonshëm. “Njerëzit duan që ti të marrësh poza seksi, ose të puthesh me një modele tjetër, veçanërisht gjatë xhirimeve. Kërkojnë të qëndrosh lakuriq para njerëzve, të bëjnë të ndjehesh si një objekt”, ka rrëfyer ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al