26 Tetor, 2020

A do jepte Capital T një mundësi të dytë? Reperi flet për jetën private dhe zbulon se kë do zgjidhte mes një këngëtare e modeleje


Capital T prej kohësh përflitet për një romancë me modelen e njohur Adrola Dushin.

Thashethemet nisën pasi modelja u bë pjesë e videoklipit të reperit “C’est la vie”.

Megjithatë të dy i kanë hedhur poshtë lajmet, duke thënë se mes tyre ka vetëm një miqësi të bukur.

“Nuk po bashkëjetojmë, më pëlqen shumë, e kam shoqe të mirë dhe kemi raport të mirë shoqëror,”- tregoi Capital T, i ftuar në “Shiko Kush Luan”, teksa u pyet nëse po jetojnë së bashku një histori të bukur dashurie.

Ndërsa pyetjes nëse është i dashuruar iu përgjigj: “Po varet në çfarë? Po i dashuruar, definitivisht po.”

Më pas, reperi u bë pjesë e rubrikës AfterParty, ku zbuloi më shumë detaje rreth vetes.

Pjesë nga intervista:

Një mundësi e dytë dikujt apo një mundësi për dikë të ri?

Capital T: “Mundësi e dytë por jo e tretë.”

Këngëtare apo modele?

Capital T: “Modele.”

10 vite më e re apo 10 vite më e madhe?

Capital T: “S’ka rëndësi”

I pari apo i fundit?

Capital T: “I dyti (qeshën)”

E suksesshme apo besnike?

Capital T: “Të dyja”

Bionde apo brune?

Capital T: “Të dyja”

Në lidhje apo single?

Capital T: “Single”

Dasmë tradicionale apo private?

Capital T: Pa dasmë fare (qesh). Tradicionale, tradicionale.”

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al