20 Nëntor, 2018

A do jenë bashkë te “Procesi Sportiv”? Nevina zbulon formatin e ri me Fjoralbën


Sezoni i ri televiziv i “Procesit sportiv” nisi me disa ndryshime, ku në vend të moderatores Fjoralba Ponari, erdhi Nevina Shtylla.

Edhe pse i zuri vendin, ata të dyja kanë treguar gjithnjë se kanë një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën.

E teksa fansat e tyre presin që dy moderatoret e njohura të shfaqen bashkë në “Procesin sportiv”, Nevila ka zbuluar sot se ato të dyja do të bëhen bashkë në një tjetër format interesant.

Një ndjekës e ka pyetur: “A do të jeni tani e tutje të dyja bashkë në Proces?”. Përgjigjen Nevina e ka dhënë në “Instastory” ku ka thënë: “Do jemi bashkë në tjetër format. Ndërkohë në ‘Proçesi sportiv’ është gjithnjë e mirëpritur”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al