3 Dhjetor, 2019

9 vjeçari që po çudit botën! Sfidon Donald Trump për këtë kauz të rëndësishme


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është adhurues i ushqimit të shpejtë dhe ndoshta do të ishte e pamundur që ai të provonte një dietë vegane duke eleminuar produktet shtazore si mishi, vezët dhe qumështi.

Por Evan Vegan, një aktivist vetëm 9 vjeç, ka sfiduar hapur Trump për 30 ditë për kauzën me sloganin: “Bëjeni Amerikën të shëndetshme përsëri”.

Nëse presidenti do të pranonte sfidën, një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Million Dollar Vegan” do të dhurojë një milion dollarë për një bamirësi që do e zgjedhë vetë Trump. Këto para vijnë nga donacione private, individë dhe grupe të tjera aktivistësh.

Trump deri tani nuk i është përgjigjur sfidës, por ka kohë deri më 31 dhjetor për ta bërë këtë, sipas organizatës.

Historia e Evan Vegan djaloshit që u bë vegan në moshën 5 vjeç

I lindur në Melbourne në Florida, Evani nuk ka qenë gjithmonë vegan! Ai i tha “Insider” se vendosi që të bënte ndryshimin rrënjësor në mënyrën e ushqyerjes pikërisht në një mëgjes të zakonshëm rrugës për në kopësht, kur shoqërohej nga nëna e tij, tashmë një vegjetariane. Megjithëse nëna e Evan e paralajmëroi atë se të qenit vegan do të nënkuptojë kufizimin e ushqimeve që fëmijët zakonisht i duan, si pica dhe hot dog, vendosmërinë e tij ai e mbajti deri në fund.

“Unë i thashë mamit:” Nëse kafshët lëndohen dhe unë nuk kam nevojë për atë ushqim, unë zgjedh të mos e ha”, tha ai.

Që atëherë, Evani po inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, edhe përmes videos në kanalin e tij në YouTube. Ai gjithashtu udhëton në vende të ndryshme  me familjen e tij për të promovuar një dietë vegane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al