26 Shtator, 2018

5 vjet luftë me depresionin, këngëtarja e famshme: Komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e dikujt


Selena Gomez është një nga personazhet e famshëm që ka më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram” se çdokush tjetër. Por pavarësisht kësaj këngëtarja ka vendosur të heqë dorë për disa kohë nga rrjetet sociale.

Në një video live në “Instagram”, Selena iu përgjigj pyetjes së disa fansave ku foli dhe për betejën me depresionin.

“Depresioni ishte pjesë e jetës sime për 5 vite. Mendoj se para se të mbushja 26vjeç, ishte një periudhë e çuditshme e jetës sime, ku mendoj se isha një ‘autopilot’ për rreth pesë vite. Thjesht duke ecur përmes kësaj dhe duke zbuluar se kush jam, duke bërë më të mirën e mundshme, me ngadalë por me siguri arrita këtu ku jam sot”, tha ajo për ndjekësit e saj.
“Çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të drejtë, çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të mirë, ndihesha sikur njerëzit po më mënjanonin, duke më krijuar frikën se çfarë njerëzit do të thonin”, shtoi këngëtarja e famshme.

Njëkohësisht Selena Gomez vuri në dukje edhe kritikat që vijnë nga mediat sociale, para se të merrte pak pushim nga profili i saj në “Instagram”.

“Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak. Vetëm mos harroni, komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e dikujt”, shprehej Selena.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al