17 Shkurt, 2018

10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/Ja sa njerëz ndodhen në shesh duke pritur Rita Orën (FOTO)


Rita Ora do të japë sot koncert për kënaqësinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, një koncert që pritet të jetë super, siç u shpreh edhe vetë këngëtarja me famë botërore në konferencën për shtyp.

Koncerti që do të mbahet për të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të zhvillohet nga sheshi “Skënderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërkohë pak para shfaqjes, Rita ka postuar disa video nga hoteli ku po qëndron ku tregon sa shumë njerëz janë mbledhur vetëm për të dhe e presin me padurim të dalë në skenë.

“E pabesueshme. I gjithë shteti është jashtë sonte. Do ju bëj krenarë, premtoj. Rrugët janë mbushur. Wow”, shkruan Rita teksa njofton se do të dalë në koncert në orën 10.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al