Pakti Rama-Basha, ironia e kreut të LSI-së: Shpresoj që PD t’i arrijë objektivat për 7 ditë

May 18, 2017 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me ironi ndaj paktit PD-PS për shtyrjen me vetëm 7 ditë të zgjedhjeve parlamentare.

vasili-komisionKështu, në një reagim në FB, ministri i Drejtësisë, i cili do të lërë postin për hir të qeverisë teknike, ka shkruar me ironi se shpreson që PD të arrijë standardet që kërkon në vetëm 7 ditë që janë shtyrë zgjedhjet.

REAGIMI

“Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marreveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithe kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare. Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura