Reforma zgjedhore duket se do të jetë kryefjala e aksion opozitar. Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur detaje nga diskutimi dhe debati brenda grupit.

Mësohet se Gazment Bardhi ka deklaruar se “nuk do të negociohet për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por nga ana tjeter është shprehur se grupimit tjetër opozitar duhet t’i jepet mundësia e një anëtari.
Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.
Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.
© Panorama.al











