Një prind i shkruan Veliajt: Ja në ç’gjendje është kopshti që përurove

Sep 5, 2016 | 16:39

Një nënë e një fëmije ka vendosur t’i shkruajë një letër të hapur kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Veliaj12Në letrën e publikuar te faqja “Qytetarët për Parkun”, nëna e identifikuar me inicialet A.D. shkruan shqetësimet e saj për kopshtin nr. 42, i përuruar pak më parë nga kryebashkiaku.

LETRA

Nje leter e hapur per Z. Erion Veliaj nga nje qytetare

”Pershendetje Z. Veliaj!

E frymezuar nga fushatat dhe PR qe I beni punes suaj, vendosa te regjistroj vajzen ne kopshtin publik nr. 42.

Pyetje: Kjo dyshemeja e care ne te gjtha dhomat nuk besoj te jete pjese e ‘desing’ apo rikonstruktimit – E dini qe perben rrezik per femijet???

Me ato raftet bosh, pa libra, pa lodra, pashe vetem femije te deshperuar qe s’kishin me se te merreshin.

Zhgenjyese – gjithcka shume larg asaj qe ju prezantoni.

Pastaj nuk po flas per buzeqeshjen e munguar te edukatores se eshte ceshtje me vete!

Pune te mbare.

A.D”

© Panorama.al

Te lidhura