Ngjarje e frikshme në Romë! Imobile përfshihet në një aksident automobilistik, ja gjendja e kapitenit të Lacios

Apr 16, 2023 | 10:24
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e frikshme kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë. Kapiteni i Lacios, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik.

immobile-690x362

Sipas informacioneve të para, një tramvaj po kalonte Ponte Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpik.

Tramvaji kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë.

“Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, tha kapiteni i Lacios.

Në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera ndërsa shtatë persona janë transportuar me ambulancë në spital. Vajzat e futbollistit janë larguar me mbajtëse në qafë drejt spitalit.

Ciro Immobile, incidente in auto a Roma: scontro con un tram, era a bordo con la figlia. "Mi fa male il braccio" - Il Giornale d'ItaliaPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura