Nga Pike te Ksavi, Katalonja publikon listën e futbollistëve të grumbulluar

Mar 21, 2019 | 12:08

Pak kohë më parë vendosi të hiqte dorë nga aktivizimi me kombëtaren spanjolle, por Gerard Pike nuk ka refuzuar dot ftesën e përfaqësueses së Katalunjës.

Bojan

Ditën e djeshme u bë publike lista e këtij ekipi, i cili do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Venezuelën. Trajneri Gerard Lopez ka grumbulluar edhe Ksavi Hernandezin, i cili me eksperiencën e tij mund të ndihmojë këtë grup futbollistësh për t’u rritur.

Mark Bartra dhe Romeu janë yjet e tjerë që i kanë thënë “po” kësaj skuadre, e cila ende nuk njihet nga UEFA dhe FIFA, pasi nuk përfaqëson një shtet. Hordi Alba komentoi këtë zgjedhje. “Pike e di vetë se çfarë bën. Ai e ka lënë prej kohësh Spanjën, kështu që nuk ka problem”, tha mbrojtësi.

Katalunja

© Panorama.al

Te lidhura