“Ndihet i shokuar, me viktimat kishte lidhje shoqërore”- Avokati Sajmir Visha: Altin Ndoci nuk është autori. Ishte në varrimin e vëllezërve dhe pretendon se…

May 2, 2020 | 10:40

Sajmir Visha, avokati mbrojtës i njërit prej autorëve të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Altin Ndoci ka deklaruar se ishte i shokuar në lidhje me ngjarjen.

vrasje

Sipas avokatit, Ndoci kishte lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare me viktimat madje kishte qenë edhe në varrimin e tyre, si dhe në të tretat.

Për Sajmir Vishën, Ndoci nuk është autor i kësaj vepre të rëndë penale për të cilën akuzohet, madje dhe Ndoci pretendon se nuk ka pse te ndiqet nga policia.

“Në lidhje me mbrojtjen ai shprehet se nuk e ka kryer veprën penale, aq më tepër nuk u paraqit as në kohë nga ana e prokurorisë. Ndihet i shokuar, pasi me të dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat dhe ndihet i shokuar pse ndiqet nga policia në lidhje me veprën penale. Nuk është autor i veprës penale për të cilën akuzohet”, tha Visha.

© Panorama.al

Te lidhura