Merrnin rryshfet nga studentët, gjykata dënon me provë dy pedagogët në Durrës

Jul 29, 2015 | 12:48
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 18 muaj sherbim prove ndërsa per nje vit ata nuk mund te ushtrojne profesonin e tyre pedagogët Endri Sina dhe Odeta Tota.

Gjykata e Durresit
Gjykata e Durresit

Pedagogia u arrestua nga policia më datë 22 të muajit të shkuar, bashkë me kolegun e saj Endri Sina dhe dy studente me akuzën “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim.

Bashkë me ta, u arrestuan edhe dy studentë, të cilët u liruan më pas nga gjykata.

Sipas Prokurorisë, të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Përgjatë hetimeve që kanë zgjatur plot dy muaj, është arritur të provohet se për çdo provim pedagogët përfitonin si ryshfet nga çdo student shuma parash që shkonin deri në 15 mijë lekë të rinj.

Sipas Prokurorisë astudentet kryenin rolin e sekserëve, mes pedagogëve dhe shokëve të tyre të Infermierisë në Universitetin e Durrësit, madje në shumë raste korrigjonin provimet dhe vendosnin notat në bazë të parave të dhëna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura