Lulzim Basha i pandehur, Bardhi: Rama ka patur hall të madh, e nevojshme shfokusimi i vëmendjes

Jun 13, 2019 | 20:54
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Tiranës për kreun e PD Lulzim Basha, dhe marrjes së tij si të pandehur për çështjen e kontratave të lobimit.

Në një deklaratë publike, Bardhi ka sjellë katër raste, kur sipas tij kryeministri Edi Rama ka përdorur prokurorinë për të shfokusuar vëmendjen nga skandalet e tij.

“Akuza politike dhe qesharake, kundër Kryetarit të Opozitës dhe dy kolegëve të Partisë Demokratike z. Ristani dhe z. Dervishi, është përdorur nga prokurorët e tij të korruptuar, sa herë shefi i tyre politik Edi Rama ka patur një hall të madh dhe ka qenë e nevojshme shfokusimi i vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e Kryeministrit të Avdylajve”, shkruan Bardhi.7640304b-42a8-484a-8724-98c2b4241005

“Të gjithë mbajnë mend se:
• Çështjen e nisën në kohën kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, derisa e vuri atë nën kontroll të plotë.
• Çështjen e sollën në vëmendje kur doli në publik skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, akuzuar po ashtu si trafikant ndërkombëtar droge, dhe u provua se Qeveria kishte manipuluar hetimet.
• Çështjen e risollën në vëmendje të opinionit publik, deri me deklarata të paprecedenta të prokurorisë, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me një trafikant ndërkombëtar droge.
• Çështjen e rihedhin për konsum publik edhe tani, kur Edi Rama është faktuar se është organizatori i skemës së bashkëpunimit të Partisë Socialiste me krimin e organizuar.
Shqiptarët nuk janë budallenj, edhe pse 4 prokurorë të korruptuar, bashkë me urdhëruesin politik të tyre Edi Rama, i kujtojnë për të tillë! Budallenjtë e vetëm janë këta që nuk kanë kuptuar ende që kanë marrë fund, dhe detyrohen të bëjnë veprime të dëshpëruara.
Udhë e mbarë drejt humnerës që ju pret!”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura