Pas kokainës kapet një sasi paundësh në Portin e Durrësit, paratë në një furgon që vinte nga Italia

Jun 18, 2021 | 20:36

Një sasi paundësh janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

ilust

Panorama” mëson se paratë ndodheshin në një furgon që kishte mbërritur nga Italia përmes tragetit.

Paratë e fshehura në mjet janë zbuluar nga skaneri gjatë kontrollit. Ndërkaq, po kryhet numërimi i parave nga policia kufitare dhe nuk dihet ende shuma e saktë.

Më herët në Portin e Durrësit u sekuestruan 300 kg kokainë që u gjet në një kamion tranzit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Kokaina u gjet në vijën e dytë në dalje në trupin e kamionit të ngarkuar me hekur, që drejtohet nga një shtetas maqedonas, i identifikuar si Nazif Ajroski, 40 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura