Një lajm i hidhur për Skënderbeun në prag të sfidës ndaj Flamurtarit. “Motori” i mesfushës Sabjen Lilaj, ka pësuar një dëmtim serioz me ekipin Kombëtar gjatë ndeshjes me Turqinë duke krisur gishtin e dorës së djathtë dhe tashmë i duhet të qëndrojë afro 10 ditë larg fushave të lojës.

28-vjeçari ka humbur kështu sfidën e ditës së enjte ndaj Flamurtarit. Një mungesë mjaft e rëndësishmë për teknikun Daja në një ndeshje delikate ndaj vlonjatëve në transfertë.











