Laçi tentoi 2 titullarë, Skënderbeu nuk pranon të japë në huazim lojtarët

Jun 24, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Laçi ka tentuar deri në orët e fundit për të marrë në formë huazimi nga Skënderbeu mbrojtësin Fidan Alitin dhe sulmuesin Xhejms Adeniji. Mirëpo, edhe pse në parim drejtuesit e dy klubeve kishin rënë dakord, plani ka ndryshuar. Interesi i Skënderbeut është të shesë lojtarët jashtë Shqipërisë dhe, në rast se dështon këtë verë, atëherë një transferim te Laçi vetëm për Europën, e më pas aktivizim me korçarët në pjesën e mbetur të sezonit, do të digjte mundësinë e largimit në janar.

IMG_1380

FIFA nuk lejon që brenda një sezoni një futbollist të aktivizohet në tri skuadra, por vetëm në dy. Në këto kushte, duke parë edhe interesin në rritje për Xhejmsin, Skënderbeu ka refuzuar që të huazojë te Laçi për Europën sulmuesin nigerian. Kujtojmë që ky i fundit ka qenë pjesë e kurbinasve kur u ble nga Skënderbeu për 150 mijë euro. Aktualisht, pjesë e Laçit është në formë huazimi mbrojtësi i majtë, Erjon Hoxhallari, i cili ka kontratë me Tiranën.

Trajneri Besnik Prenga ka afruar një njohje të vjetër si Nikola Eller, mesfushor kroat që e ka drejtuar në skuadrën kroate, NK Hrvatski Dragovoljac. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë me Anorthosis më 12 korrik në transfertë, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Laç më 19 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura