Kumbaro: Përjetësisht Gjeneral Gramafoni, artisti që nuk na ikën dot!

Dec 26, 2016 | 12:15
SHPËRNDAJE

“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete perjetesisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumire Artist ndonese nuk na iken dot!”.

lako

Me këto fjalë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako.

Mesazhin e ka shoqëruar me pjesë nga filmi “Gjeneral Gramafoni”, vulosur me mjeshtëri nga loja e Lakos.

Aktori i madh u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një ataku kardiak, duke lënë pas shumë dhimbje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura