KFOR-i dënon sulmet ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri të vendit: Jemi të gatshëm për t’i mbështetur

Apr 15, 2022 | 16:30
SHPËRNDAJE

“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë një zyrtarë për media i KFOR-it në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Capture

Reagimi i KFOR-it vjen pasi që autoritetet e Kosovës, të premten, më 15 prill, kanë bërë të ditur se është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Gjithashtu, KFOR-i ka thënë se “mbetet i fokusuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura