Pas humbi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidati i PD për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi ka shigjetuar të deleguarën e PD, Grida Duma.
Burime për “Panorama.al” nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD bëjnë të ditur se Saraçi ka deklaruar se vetëm Dashnor Sula i ka dalë në krah.
“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah”, mësohet se ka thene Saraçi.
Me tej Saraçi ka deklaruar: “Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet. Nuk keni faji ju, por ata qe erdhen ne fushate për te bere foto”
© Panorama.al











