Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka pezulluar nga detyra policen e famshme, Anisa Kostani e cila reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke përdorur fjalë fyese ndaj mediave dhe gazetarëve pas vrasjes që ndodhi në qytetin e Elbasanit.

Anista Kostani, u bë e njohur pas një interviste në media kur zbuloi se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.
Pas deklaratës së saj të ashpër ndaj mediave, dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Anisa Kostani është vënë nën hetim të thelluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Ndërkohë që mësohet se ajo do të jetë e pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit.












