Italia njofton se do të rihapë dy aeroporte nga java tjetër, ja cilat

Apr 30, 2020 | 19:35

Italia dha lajmin sot se do të rihapë dy aeroporte. Ky lehtësim do ndodhë gjatë javës së ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga Repubblica.

Mësohet se do rihapet një aeroport në Romë dhe një në Firence, disa javë pas mbylljes për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

3558CC69-4F69-4FA0-9E1B-A29A493C4183_w1023_r1_s

Zyrtarët kanë filluar të lehtësojë masat kufizuese. Aeroportet Italia i mbylli më 13 mars.

“Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli nënshkroi, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën për rifillimin e funksionimit të plotë të aeroporteve të Romës, Ciampino dhe Firence, Peretola”, shkruajnë mediat italiane.

Duke filluar nga 4 maj, sipas njoftimit nga ministria e Transportit, të dy aeroportet do të rihapen për udhëtarët për të përmbushur nevojat e shtuara në trafikun ajror dhe në të njëjtën kohë të kryhen testimet dhe një sere ekzaminimesh te tjera për te pare nese kane shenja te Covid-19 udhëtarët.

© Panorama.al

Te lidhura