Inisiativa e ‘3 Deteve’ me mbështetjen e SHBA dhe BE, Mediu vë theksin te bashkëpunimi i Shqipërisë me Këshillin e Atlantikut

Feb 6, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

MEdiu Senati1

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu në bashkepunim me Gjeneralin Jim Jones, ish Komandant u NATO-s, Kryetari Emeritus i Keshillit te Atlantikut, organizuan dhe bashkedrejtuan takimin për inisiativen e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe ai Mesdhe).

Kjo inisiative perfshin projekte te rendesishme per Europen qendrore dhe Lindore në Infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për te ndertuar nje Europe te plote dhe qendrueshme, perballe presioneve dhe nderhyrjeve te Rusise dhe Kines.

Mediu takimet ne Senatin Amerikan on Vidnews.

Kjo iniciative e cila mbeshtet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka ne perberje 12 vende anetare te BE , ndersa Shqiperia dhe vendet e tjera te Ballkanit jo anetare te BE nuk jane pjese e saj.

Ian Berzinski në fjalen e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh qe ka kjo iniciative.

Kreu i PR, Mediu falenderoi Gjeneralin Jones për mbeshtetjen e Shqiperise per antaresimin dhe integrimin e vendeve te rajonit në NATO.

MEdiu Senati

Po ashtu vleresoi mundesine e bashkepunimit me Keshillin e Atlantikut per kete takim dhe iniciativa te tjera qe i sherbejne te ardhmes Euro-Atlantike te Ballkanit.

Zv Presidenti i Keshillit te Atlantikut, Damon WiLSON shpjegoi se ky keshill eshte aktiv në qendrimet e tij per Ballkanin dhe marredheniet e qendrueshme ndermjet SHBA dhe BE.
Ceshtjet e sigurise, Ekonomise dhe Infrastruktures jane interesa strategjike te Amerikes dhe partnereve te saj.

Në kete takim Shqiperia perfaqesohej nga Presidenti Ilir Meta i cili shprehu mbeshtetjen dhe deshiren e Shqiperise per tu bere pjese e ketij procesi dhe angazhimet kryesore te vendit në fushen e infrastruktures rrugore dhe energjetike.

Në takim ishin dhe perfaqesues te pozites dhe opozites si dhe Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskaj.

Te gjitha vendet e Europes Juglindore ishin te perfaqesuara në kete forum dhe dhane mbeshtetjen qe perpara Samitit te Takilinit në Estoni te kete nje takim në rajon ku te kerkohet perfshirja e vendeve te Ballkanit në kete proces.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura