Historia me dy versione/ ‘Më ka përdhunuar edhe babi’, pasi denoncoi të moshuarin, padit dhe të atin. Ja ç’po ndodh me 17-vjeçaren tani

Apr 23, 2020 | 18:06

Adoleshentja 17 vjeçare nga Saranda, me inicialet S.B ka marrë urdhër mbrojtje nga prindërit e saj, pak ditë pasi ajo denoncoi në polici se fqinji i moshuar, me të cilin familja e saj ka marrëdhënie të mira, e ka përdhunuar prej vitesh.

abuzim

Por familja e të miturës e mohon këtë gjë.

“Në gjykatën e Sarandës mesditën e së enjtes është zhvilluar seanca gjyqësore, pas një kërkesë padije të bërë nga Zyra e Sherbimeve Sociale e Bashkisë, Sarandë, për pajisjen me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje të 17 vjeçares S.B nga prindët e vet, Vullnet dhe Elida Bekteshi.

Dy ditë më parë 72- vjeçari, Barjam Tusha, u ndalua nga policia me akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Ndërkohë që 17 -vjeçarja që nga pasditja e së mërkurës ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

Në kopjen e këtij vendimi, tashmë urdhër, lëshuar nga gjykata, raporton News24, kopje të cilën, e kanë edhe prindët e adoleshentes S.B, thuhet:

“Ndalimi i të paditurve, Elida Bekteshi dhe Vullnet Bekteshi për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre, S.B. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes.

Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes, sipas këtij urdhëri, është deri në datën e përfundimit të gjykimit për vërtetimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, deri në datën 30 prill 2020, në orën 11.00″.

Gjatë një interviste për gazetën “Panorama”, prindërit e vajzës me inicialet S.B., babai, Vullnet Bekteshi, dhe nëna e vajzës, Lida Bekteshi, thanë se, “Barjam Tusha është i pafajshëm”.

Nëna e saj, Lida, thotë se nëse ngjarja e denoncuar do të ishte e vërtetë, një tjetër viktimë e Barjam Tushës do të ishte vetë ajo.

“Duam të shpëtojmë vajzën nga kthetrat që i janë hedhur”, sipas tyre, nga një i ri, që hiqet si i dashuri i saj. “Vajza është pre e mashtrimit. E kanë droguar dhe kanë qëllim trafikimin…”, thonë prindërit e vajzës.

I pyetur nga gazetarja e Panorama, a ka ndonjë shqetësim për vajzën, babai i saj tha: Unë tani kam shqetësim për vajzën, se më përpara nuk kam pasur. Ajo thotë që ka ndodhur para tri vitesh… Vajzën time e mori shteti, se ajo më ka denoncuar edhe mua. Më ka përdhunuar babai thotë, më ka përdhunuar edhe Barjam Tusha. E kupton tani se çfarë i ka bërë ai vajzës. Kushedi çfarë i ka hedhur, i ka shpëlarë trurin dhe vajza më tha më çoi babi në një makineri më vuri diçka në kokë, shtypi një buton…

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/e-kam-shok-prej-nje-jete-e-mitura-denoncoi-fqinjin-e-moshuar-per-perdhunim-babai-i-saj-tregon-historine-tjeter-ky-djale-ma-ka-bere-vajzen-per/

http://www.panorama.com.al/vajza-me-thote-nuk-ma-ndjen-fare-nena-e-adoleshentes-viktime-e-barjamit-do-isha-dhe-une-nese/

 

© Panorama.al

Te lidhura