Grabitja e vilës, pronari tregon si e lidhën autorët: Kristjanin e njoh, babai i tij erdhi më kërkoi falje, por…

Feb 21, 2018 | 16:45
SHPËRNDAJE

Senad Nikshiqi/ Mark Alia shtetasi te cilit iu grabit banesa ne fshatin Shirq te njesise Dajç ne Shkoder ka folur pas ngjarjes se ndodhur:

“Dy persona te armatosur kane hyre ne banese. Ishin edhe te maskuar. Fillimisht kane shkeputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe te kamerave.

39e5ee56-9b28-4078-9219-9efa5673456e

Me pas kane mbyllur deren e shtepise time. Kane hyre brenda dhe me kane vene litarin ne qafe. Me thanen se po levize te vrasim. Kishin nje hekur ne dore qe e mbanin per te me goditur ne rast se do levizja. Me kane lidhur.

Kane kontrolluar te gjithe shtepine sepse donin para por nuk ka e arritur qe ta hapin kasaforten ne banese. Kane marre dy cifte, makinen dhe nje ore dore. Njerin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashke me babain kane punuar me perpara ne banesen time dhe e dine sistemin dhe kasaforten.

Babai ka ardhur ne mengjes dhe me ka kerkuar falje duke me thene se Kristjani nuk eshte me djali im. Babain e kam falur ndersa Kristjanin jo. Me kane mbyllur deren e baneses se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare.

Gruaja ime ka qene ne gjume dhe nuk ka degjuar asgje sepse i kane hedhur nje ilac per gjumin. Une nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetem dy te moshuar ne banese. Kur kam dale kam patur nje cifte te fshehur dhe kam qelluar ne ajer njehere.

9dad67c6-d849-4091-a4bf-c834d840a4f9

Komshiu doli dhe njoftoi menjehere policine sepse na kishin marre edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falenderoj qe i kane kapur shpejt. Ketu ne zone kane ndodhur shume vjedhje teksa kane marre bageti por edhe sende ne banesa.

NGJARJA

Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj emrat e grabitesve qe arrestoi policia ne Tirane.

Ata te pajisur me arme pistolete kane hyre ne banesen dykateshe ku kane marre nje çifte, nje makine tip ML ngjyre e zeze me targe 267 NG dhe nje celular.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura