“Gjykatat e Apelit në kolaps”/ Kryetarja e KLGJ ngre shqetësimin e mungesës së gjyqtarëve: Nuk ka kandidatura, po pengohet puna

Jun 2, 2021 | 10:36
SHPËRNDAJE

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka ngritur shqetësimin e mungesës së trupës gjyqësore në Gjykatat e Apelit.

llagami

Në raportimin e saj në Komisionin e Ligjeve, Llagami shprehet se Gjykatat e Apelit janë në kolaps. Sipas saj, edhe pse janë hapur aplikime të herë pas hershme, ka mungesë kandidaturash.

“Situata në Apel është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e Akilit. Në këtë gjykatë unë mund të them se nga 78 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën vetëm 25 janë funksionale dhe ky numër zvogëlohet për shkak të vettingut.

Unë do të doja që të plotësohej organika. Këshilli ka hapur 21 procedura për ngritjen në detyrë.

Gjithë aplikimet janë për Apelin në Tiranë dhe Durrës, ndërsa për gjykatat e tjera këshilli ka hapur dhe rihapur procedurat sepse nuk ka kandidatura.

Një problematikë tjetër janë gjykatat e posaçme. Edhe në këto gjykata janë hapur pozicione të lira. Aktualisht mund të themi se kemi dërguar në gjykatën e Apelit të Posaçëm dy kandidatura për dy pozicione. E njëjta problematikë është edhe më gjykatën e apelit të shkallës së parë.

Mungesa e gjyqtarëve krijon pengesë në funksionimin e punës.  Sot kemi një kolaps sa i takon gjykatave të Apelit”, tha ndër të tjera Llagami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura