Gjithçka duhet të dini/ Shkencëtarët japin përgjigje për 10 pyetje rreth koronavirusit. Të gjitha fazat e sëmundjes infektive

| 20:56
SHPËRNDAJE

Nga vjen koronavirusi? Si të mbroheni nga ai? Sa infektues është? Si transmetohet? Kë prek më shumë? Përgjigjet i ka dhënë celula e gazetarëve të gazetës franceze Le Monde, e cila ka konsultuar një grup shkenctarësh dhe mjekësh. Aty sqarohen të gjitha pyetjet tuaja për të kuptuar më mirë epideminë.

coronavirus

Si e marrim këtë virus?

Virusi përhapet gjatë kontaktit të ngushtë midis dy personave (zakonisht më pak se një metër) përmes rrugëve të frymëmarrjes (stërklave të pështymës ose teshtitjes) ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë (shtrëngime duarsh, etj.). Virusi mund të transmetohet edhe nga kontakti me sipërfaqet e infektuara nga transportuesi, por vetëm për disa orë, pas së cilës virusi vdes, për shkak të mungesës së një vendi të përshtatshëm për tu shumuar. Më rrallë ekziston mundësia për infektim përmes fekaleve.

Cilat masa paraprake duhet të merrni individualisht?

Parandalimi i SARS-CoV-2 ngjason me atë të të gjitha viruseve të tjerë të zakonshëm: lani duart disa herë në ditë me një solucionalkoolike ose sapun, shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës tuaj pa larë duart, mbuloni kollën tuaj me një leckë të disponueshme, shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë …

Nëse mendoni se keni simptoma të sëmundjes pasi të udhëtoni në një qendër të epidemisë ose të keni kontakt me dikë, rekomandimet janë shumë të qarta: mbi të gjitha, mos shkoni në dhomën e urgjencës ose te mjeku juaj, për të parandaluar përhapjen e virusit, veçanërisht në mesin e pacientëve që janë tashmë të prekshëm në dhomat e pritjes. Urdhri është të qëndroni në shtëpi dhe të telefononi urgjencen. Veshja e një maskë kirurgjikale rekomandohet vetëm për njerëzit që kanë qëndruar në Kinë (kontinent Kina, Hong Kong, Macao), Singapori, Koreja e Jugut, ose në rajonet e Lombardisë dhe Veneto në Itali, gjatë 14 ditëve pas kthimit të tyre si dhe për pacientët simptomatikë, me qëllim që të shmangen përhapja e sëmundjes me anë të ajrit, saktësohet në faqen e qeverisë franceze.

Nga ana tjetër, veshja e kësaj lloj maske nga popullata që nuk është e sëmurë dhe që nuk ka udhëtuar, për të shmangur kapjen e koronavirusit Covid-19, “nuk rekomandohet dhe efektiviteti i saj nuk është demonstruar”.

Çfarë dimë për ngjitjen e këtij virusi?

Virusi është të paktën po aq ngjitës si paraardhësi i tij, SARS-CoV. Shumica e studimeve të publikuara tregojnë se shkalla themelore e riprodhimit të virusit, domethënë numri mesatar i njerëzve që do të infektojnë një pacient është rreth 2.6 (midis 1, 4 dhe 4.13). Prandaj virusi ka një indeks të ngjitjes i cili mund të përshkruhet si i moderuar: është shumë më pak se ai i sëmundjeve më infektive, por është qartë mbi 1, gjë që i jep asaj një potencial të qartë epidemik.

Sa është koha e inkubacionit për SARS-CoV-2?

Periudha e inkubacionit është koha midis ndotjes dhe shfaqjes së simptomave të para. Instituti Pasteur, i cili bazohet në informacionin e komunikuar nga autoritetet kineze, vlerësoi në janar se kjo periudhë e inkubacionit ishte shtatë ditëve dhe mund të shkonte deri në katërmbëdhjetë ditë. Këto përfundime janë afër atyre të OBSH (1 deri në 14 ditë) dhe CDC së Shteteve të Bashkuara (2 deri në 14 ditë).
Sidoqoftë, periudha më të gjata të inkubacionit janë vërejtur veçanërisht në Kinë dhe Itali. Kjo gjë që ngjall frikën e një panpidemie më të vështirë për t’u zbuluar sesa vlerësohej më parë. Kështu, të Premten, 21 Shkurt, në provincën Hubei, infeksioni i një njeriu u zbulua pas 27 ditësh nga autoritetet kineze.

A është virusi ngjitës gjatë fazës së inkubacionit?

Rasti i një gruaje 20-vjeçare që infektoi pesë persona të tjerë kur ndërkohë që nuk kishte treguar asnjë shenjë sugjeron se virusi mund të jetë ngjitës gjatë periudhës së inkubacionit (koha midis infeksionit dhe simptomatve të para), gjë që nuk qe e vërtetë për virusin SARS. Por ky është i vetmi rast i identifikuar deri më tani dhe është debatuar ashpër mes shkencëtarëve, sepse nuk është e sigurt që infeksioni i pesë personave vinte nga gruaja e re. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që virusi të transmetohet para se të mësohet se dikush është i infektuar, por vëzhgimet e fenomenit janë ende të rralla dhe prova të plota nuk ka. CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) konsideron se kjo nuk është mënyra kryesore e transmetimit të virusit. Njerëzit pasi janë infektuar dhe pasi kanë shfaqur simptomat e sëmundjes kanë propabilitetin më të lartë tua ngjisin të tjetrëve.

Pas identifikimit të virusit, si trajtohet pacienti?

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim të pranuar si efektiv kundër këtij virusi të ri. Kujdesi për pacientët, pra, konsiston në trajtimin e simptomave sa më shumë që të jetë e mundur, d.m.th. duke ulur ethet, kollën dhe qetësuar dhimbjet e kokës, etj. Autorët e një studimi të botuar në The Lancet në 24 Janar, megjithatë, tregojnë se një provë klinike ka filluar të testojë një kombinim të lopinavir dhe ritonavir, dy trajtime antivirale të cilat kanë efekte pozitive klinike kundër kushërinjve të koronavirusëve të SARS-CoV- 2 janë SARS-CoV dhe MERS-CoV.

Chloroquine, një ilaç antimalarial, kohët e fundit u promovua në Francë nga media, pas publikimit të një studimi kinez që njoftonte efektivitetin e tij. Por, në kundërshtim me ato që mund të lexojmë, efektiviteti i tij nuk është provuar fare, dhe ilaçi është për momentin vetëm një gjurmë në mesin e dhjetëra produkteve të listuara nga OBSH si mundësi terapeutike.

Sa vret ky virus?

Shkalla e vdekshmërisë së virusit, që do të thotë raporti midis numrit të rasteve të zbuluara dhe personave të vdekur, është mesatarisht 3.4%, që është tre herë më pak se SARS që shkoi në 2003 ( 9.6%). Por kjo normë ndryshon varësisht territoreve të prekura. Në Japoni dhe Korenë e Jugut, të cilat gjithashtu preken shumë, shkalla e vdekshmërisë është megjithatë më e ulët (<1%).
Sipas një studimi të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Covid-19 është veçanërisht vdekjeprurëse për të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera, të tilla si diabeti, astma dhe sëmundjet e zemrës (komorbiditeti). Shkalla e vdekshmërisë është shumë më e lartë nga 60 vjet e sipër.

Çfarë është një koronavirus?

Koronaviruset, fjalë për fjalë “virusi i kurorës”, janë viruse me një mbulesë që rrethojnë një gjenom të përbërë nga një fije e vetme e acidit ribonukleik (ARN). Familja e koronavirusëve të aftë për të infektuar njerëzit deri më tani ka pasur gjashtë anëtarë, katër që japin infeksione në përgjithësi të buta të frymëmarrjes, kur ne themi që jemi ftohur, dhe dy që shkaktojnë pneumoni.Këto dy të fundit kanë origjinë shtazore: SARS- CoV. Këto viruse të frymëmarrjes zhvillohen në hundë, fyt dhe mushkëri.

A dimë ne gjithçka për këtë virus? Apo ka akoma zona gri?

Virusi u izolua dhe gjenoma e tij u vu shpejt në dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare që nga 10 janari. Kjo ndihmoi për ta njohur më mirë, por ende ka paqartësi rreth tij.
Për origjinën e tij: prejardhja e tij diskutohet ende, sepse edhe nëse është vërejtur një lidhje e fortë gjenetike me koronaviruse të marra nga lakuriqët, shkencëtarët besojnë se një mbartës i ndërmjetëm e ka transmetuar atë te njerëzit.

Cilat janë fazat e sëmundjes?

Ashtu si në sëmundjet e tjera infektive, një individ që ka kontraktuar SARS-CoV-2 do të kalojë në disa faza. Së pari është inkubacioni, pastaj faza simptomatike kur shfaqen shenjat e qarta klinike, dhe së fundi, shërimi ose kalimi në forma të rënda, me një vdekshmëri në 3% të rasteve, sidomos tek pacientët me sëmundje të tjera (shiko më lart) ose tek ata që janë me imunitet të dobët.

Shumë forma të vogla sigurisht që kalojnë pa u vënë re dhe nuk merren parasysh në bilancet e mjekëve. Pikëyetja kryesore për të vlerësuar përhapjen e SARS-CoV-2 është periudha se kur transmetohet ai. Riinfeksioni me këtë virus është i mundur në njerëzit që kanë pasur vetëm një infeksion të vogël dhe që nuk kanë zhvilluar mjaft antitrupa specifikë. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Burimi Le Monde/ Pergatiti Lapsi.al

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.