Gazeta më e vjetër austriake: Dyshime për korrupsion me vilën e Vlahutin në Tiranë

Mar 3, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Gazeta austriake Die Presse, e përditshmja më e vjetër e dalë në shtyp që në perandorinë Hasburgase dhe partizane e Pavarsisë shqiptare asokohe shkruan për dyshimet për korrupsion në blerjen e viles rezidenciale nga ana e znj. Vlahutin.

die press

Gazeta thekson se afera e Vlahutin është e ndërlikuar për Komisionin Europian i cili insiston që Shqipëria të luftojë korupsionin. 

Dyshime për korrupsion: BE blen në Shqipëri vilë me mbiçmim

1,65 milion euro kushtoi rezidenca e ambasadores së BE-së në Tiranë, shumë më shtrenjtë se cmimi imobiliar i zakonshëm. Tashti po vazhdojnë hetimet.

NGA Wolgang Böhm

Si mund të kushtojë 1,65 milion euro një vilë në Shqipëri, një nga vendet më të varfëra të Evropës. Me këtë çështje po merret aktualisht shefja e komisionit të kontollit buxhetor në Parlamentin Europian Ingeborg Graessle (CDU). Shkak është blerja e një ndërtese nga Shërbimi i Jashtëm Europian i BE (i kryesuar nga Mogherini; sh.red) e cila po hetohet brenda institucioneve europiane. Aty do të strehohej shefja e perfaqwsisë së BE-së.

Mediat lokale dyshojnë për korrupsion sepse çmimi 4780 euro për metër katror për banesën e përfaqwsueses në Rolling Hills pranë Tiranës ishte shumë mbi atë të zakonshëm 1000 deri maksimalisht 2000 euro për metër katror. Të tjera banesa të ngjashme po aty janë shitur me çmime më të leverdishme.

Villa të tjera të papërshtatshme.

Graessle, e cila po heton çështjen, i ka dërguar pyetje Sh.J.E. (Mogherinit) përgjigjet e të cilit i ka Die Presse. Përgjegjësit justifikohen se çmimi u ul përmes negociatave nga 1,75 milionë në 1,649 milionë euro. Vila ka një pjesë private dhe një pjese reprezentative. Ajo përfshin jo 345 metra katror por 585 dhe kjo e ul çmimin nga 4780 në 2819 euro per meter katror. Që edhe ky çmim ishte mbi nivelin e tregut lokal nuk i shqetësoi administratorët e çështjes. Godina më të lira rezultuan të papërshtatshme edhe për arsye sigurie shkruan në përgjigjen e tij Sh.J.E.

Çështja është e ndërlikuar sepse Komisioni i BE kritikon korrupsionin në Shqiperise prej vitesh dhe tani duhet të pérballohet me kritika për veprime të diskutueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura