FOTOT/ Kejvina Kthella heq dorë nga djemtë e fortë, zbulohet romanca e re me reperin e famshëm

Feb 23, 2020 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, u përfol për një lidhje me reperin Sever Saraqi, por flitet se në fakt është duke jetuar një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28- vjeçarin Getinjo. Kejvina Kthella, së bashku me Taynën, ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi.

Pas publikimit nga ana e reperit të disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshimet se ishin në një lidhje. Thashethemet u ndezën dhe më shumë pasi Seven, për arsye që nuk dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë për “Icon Style” se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër.

E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërkohë që Kejvina prej kohësh gjendet në SHBA, ku ende nuk dihen arsyet e vendosjes atje, ajo nuk ka rreshtur me postime fotosh seksi në “Instagram”-in e saj. Në një prej tyre shfaqet e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila ka komentuar reperi Getinjo: “Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante reperi në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.

Ky komunikim publik virtual u ka rënë në sy komentuesve, të cilët mendojnë se mes tyre ka nisur një histori dhe kjo është arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën. Dyshimet ngrihen edhe më shumë nëse i kthehemi pas në kohë një postimi të Getinjos këtë janar me një vajzë misterioze. Ndërkohë që vëllai i tij Mozzik dhe ish-partnerja Loredana Zefi rrëmbyen gjithë vëmendjen me romancën e tyre të marrë fund, Getinjo ndau një foto ndryshe me ndjekësit në rrjet.

Reperi shihej i shoqëruar nga një vajzë, fytyrën e së cilës nuk e zbuloi. Në foton e postuar tërhoqën vëmendjen në veçanti format fizike të vajzës, ndërsa Getinjo i kishte vendosur një gotë me pije mbi këmbë. “Gëzuar!”, shkruante reperi, që sipas lokacionit të vendosur mbi foto, dukej se reperi ndodhej në Gjermani. Dyshimet apo fantazia e ndjekësve supozojnë se vajza në fjalë mund të ketë qenë Kejvina, e cila u përfol jo pak në faqet e kronikës së zezë, ndërsa shfaqej në ekran si kërcimtare e spektaklit të VIP-ave, “Dance with me”.

KEJVINA DHE ROMANCA E RE, PASI PËRFUNDOI NË PROKURORI PËR BISEDAT E SHPESHTA ME REDJAN RRAJËN

Një javë pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, u zbuluan detaje të reja lidhur me ngjarjen, por edhe me personin e vetëm që u arrestua në fillim si i akuzuar për atentatin, Redjan Rraja.

Burime nga Policia bënë të ditur për “Balkanweb” se u mor në pyetje mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja. Fjala ishte për modelen dhe ishvelinën e programit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthellën, një nga vajzat e njohura të showbizz-it shqiptar, edhe për stilin e jetës që reklamonte në rrjetet sociale. Hetimet zbuluan se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34- vjeçarin Rraja.

Mes Kejvinës dhe Redjanit, i njohur ndryshe si “Dara” i Krujës, u tha se kishte komunikime të shpeshta, ndërkohë që u mësua se Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që ishte në pronësi të tij. Nuk e dimë se çfarë marrëdhënieje ka pasur mes Rrajës dhe Kthellës, por kur është pyetur për jetën private dhe shoqërinë me djem, Kejvina është treguar gjithnjë e kujdesshme. Me të njëjtën strategji u është përgjigjur edhe ngacmimeve të prezantueses në spektaklin “Dance with me” në lidhje me jetën private, duke e lënë të paqartë faktin nëse është e lidhur apo jo. Po cila ka qenë jeta private e Kejvina Kthellës jashtë kamerave dhe a ka një partner, ishin këto pyetjet që i bëheshin shpesh Kejvinës gjatë karrierës së saj të shpejtë në televizionet shqiptare.

Pasi mohoi lidhjen me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, la të kuptohej se ajo nuk donte të fliste me emra të përveçëm sa i takonte jetës private dhe ndoshta për këtë kishte arsyet e saj. Po ç’rrëfeu ajo së fundi në ekran? E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” para dy javësh, ishvelina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Një gjë është është e sigurt, që partneri ideal i Kejvina Kthellës, modeles që para dy ditësh doli para grupit hetimor sepse emri i saj doli në mesazhet e Redjan Rrajës, është një person që duhet të ketë më shumë lekë sesa ajo.

Ndër të tjera, Kejvina theksoi se s’ka shanse ta mbajë njeri me sufllaqe, por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë para se ajo. Në bisedë e sipër, ish-velina bëri edhe një gafë teksa ngatërroi profesionin e një bankieri me atë të banakierit. Pyetjes: A është e rëndësishme që partneri yt të ketë më shumë lekë sesa ty, apo do ta mbash ti, ta mbash me sufllaqe e kështu…, ajo iu përgjigj: “Jo, jo e pra… ç’e dua ta mbaj unë….Do të doja që të ishte në karrierë dhe automatikisht, nëse do jetë në karrierë, ka lekë”.

Rudina Dembacaj e ngacmoi: A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?

Dhe Kejvina iu përgjigj: ”Jo, ajo nuk është karrierë”.

Më tej, Rudina e ngacmoi: Ok, iku një, ata që merren me kështu s’kanë shanse me Kejvinën….P.sh., do martoheshe me një bankier?

– Kush, ai që bën koktejle?”.

Jooo, ai është banakier, bankier është ai që punon në bankë.

Dhe përgjigjja e Kejvinës ishte e gjatë: “Po, super…Shiko, të tregohem më e qartë, mirë do ishte që ai të ketë lekun e vet, unë timin….por më mirë do ishte të kishte më shumë lekë sesa unë, e kupton? Do jetojmë të lumtur gjithë jetën….”

Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në Prokurori ditën e djeshme dhe iu sekuestrua telefoni, pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat që 34- vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh. Kujtojmë që Kejvina u largua mes lotësh nga “Xing”, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se Kejvina nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave.

KEJVINA&GETINJO/E SHKUARA DHE E TASHMJA E DY PERSONAZHEVE TË PËRFOLURA TË SHOWBIZZ-IT

Kejvina Kthella dhe Getinjo janë afruar me njëritjetrin, po si ka qenë e shkuara dhe cila është e tashmja e të dyve në botën e showbizz-it. Ajo u bë e pjesë e emisionit në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq me të çarën ekstreme, që u diskutua gjatë në mediat online. Fillimisht ishin disa portale që shkruanin se velina bionde nuk do të ishte më pjesë e emisionit, pasi sipas tyre kishte braktisur emisionin në mes të sezonit, si pasojë e një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi.

Por cila është arsyeja? Shkak ishte bërë fakti që ajo nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi, sipas të njëjtave media. Kujtojmë që Kejvina la Italinë për emisionin “Xing”. Sipas burimeve të “TV Klan”, edhe pse e justifikoi largimin e papritur për një projekt mode në Milano, atë sërish e pamë në ekranin e “TV Klan”. Kejvina ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”, ku kërceu çift me ish-deputetin kaubojs të Lezhës, Eduart Ndocaj, të cilin e ka kushëri.

Ndërsa Getoar Aliu, i njohur si Getinjo ose Ghetto, është këngëtar dhe kompozitor shqiptar nga Kosova. Ai lindi në Ferizaj më 1990, por në vitin 1993 familja e tij emigroi në Gjermani. Atje u rrit me një frymë europiane dhe përjetoi një jetë ndryshe prej të tjerëve. I dashuruar me muzikën, në vitin 2004 Ghetto u kthye në Kosovë në vendlindjen e tij në Ferizaj dhe aty filloi të inspirohet për jetën dhe veprimtarinë e tij të ardhshme. Ai filloi të shkruante tekste të ndryshme mbi rrugën, pjesën e jetës që la pas dhe mbi çdo gjë që e rrethonte. Reperi kosovar e pati incizimin e këngës së parë në vitin 2007 në një studio professionale në Prishtinë.

Që nga viti 2013, ai ka publikur disa këngë, nga ajo me titull “Femna” e deri te “Sexy”. Getinjo dhe Mozzik kanë folur hapur për jetën problematike, duke deklaruar se kanë përdorur madje dhe lëndë narkotike, një e shkuar që tashmë e kanë hedhur pas krahëve. Në vitin 2017, Getinjo publikoi albumin “Best Of”. Ndërsa në janar 2018, pas mosmarrëveshjeve të shumta me kompaninë ‘OnRecords’, erdhi momenti i ndarjes në mënyrën më të keqe. Hitet e Mozzik dhe Getinjos u fshinë nga kanali Youtube i Zzap & Chris dhe të dyja palët hodhën në gjyq njëri-tjetrën. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura