FOTO/ Vladimir Putin shfaqet publikisht, vendos një tufë me lule në arkivolin e…

Apr 8, 2022 | 17:38
SHPËRNDAJE

putiniPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur publikisht në funeralin e politikanit ultra-nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky.

Pamjet nga një shërbim përkujtimor në Moskë tregojnë se Putini vendos një tufë me lule pranë arkivolit të Zhirinovsky përpara se të bëjë shenjën e kryqit dhe të përkulë kokën, raportin BBC.

Zhirinovsky vdiq të mërkurën në moshën 75-vjeçare, pas komplikacioneve te Covid.

Ai ishte në dukje një kundërshtar politik i Putinit, por në fakt ishte pjesë e një opozite të menaxhuar që i mundëson Kremlinit të mbajë një pamje të demokracisë në Rusi.

Presidenti rus ka bërë vetëm paraqitje të rastësishme publike gjatë muajve të fundit. Një tubim i madh pro luftës i organizuar në një stadium në Moskë më 18 mars ishte shfaqja e tij e parë publike që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura