FOTO nga paparazzi/Ne presim t’u zbulojmë të dashurat, por Nik Xhelilaj dhe Klajdi Haruni preferojnë të pinë kafe me…

Oct 27, 2019 | 12:45
SHPËRNDAJE

Përveçse janë të dy të famshëm dhe kanë shumë fansa, asgjë tjetër nuk i lidh Nik Xhelilajn dhe Klajdi Harunin. Thjesht i sollëm brenda një shkrimi për situatën e ngjashme, në të cilën u fotogtrafuan që të dy nga paparazzi ynë.

Nik Xhelilaj është pa dyshim një nga aktorët më të mirë dhe më të pashëm të kinematografisë shqiptare. Madje është aq i mirë, sa një herë na e morën gjermanët dhe një herë turqit. Madje, në Turqi ai është një yll i vërtetë i serialeve turke, të cilat transmetohen edhe në Shqipëri. Megjithatë, është kaq e vështirë të zbulosh ndonjë histori dashurie të Nik Xhelilajt, përveç atyre për të cilat  u përfol në Turqi me aktore turke. Edhe në këtë foto shihet në shoqërinë e një shoku! Asnjë vajzë në horizont. Mbase në darkë..!

Nga ana tjetër kemi Klajdi Harunin, karriera e të cilit lulëzoi që kur u bë pjesë e labelit të Flor Mumajesit. Këngë të bukura, ritmike, që pëlqehen nga masat dhe vlerësime në festivale. Ky është bilanci i deritanishëm i Klajdit, i cili gjithashtu ka shumë angazhime në koncerte, shpesh me të tjerë kolegë, si p.sh. Bruno. Po për jetën private? Edhe Klajdi deri tani ia ka dalë të na e fshehë të dashurën e zemrës. Asgjë nuk dimë se si shkojnë punët e dashurisë me të. Ndërkohë që kolegët me të cilët shkon në koncerte janë më së shumti meshkuj, ja ku kemi edhe ca të tjerë me të cilët ndodhet në bar, edhe ata meshkuj. Shpresojmë që herën tjetër paparazzi ynë t’ia qëllojë dhe të kapë mat Nik Xhelilajn dhe Klajdi Harunin me të dashurat e tyre, të cilat nuk e dimë fare se nga na i fshehin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura