FOTO nga paparazi/ Bien financat, deputeti Kujtim Gjuzi e fillon vitin me byrekë me dhallë. Kapet “mat” në…

Jan 12, 2020 | 10:18
SHPËRNDAJE

Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, ka gjetur një zgjidhje praktike këtë fillim viti, në momentin që është ndierë i uritur.

kujtim gjuzi7

Ai ka dalë nga zyrat e Kuvendit dhe është drejtur në të vetmin lokal përballë Parlamentit, i cili nuk e ka luksin e lokaleve të tjera përreth dhe shërben ushqime të shpejta, duke mos na lënë të harrojmë se si kanë qenë lokalet në Shqipëri para 15 vitesh.

Gjuzi është futur në atë lokal dhe ka ngrënë në këmbë byrekë, që sipas traditës, i ka shoqëruar me dhallë.

kujtim gjuzi2

Nuk e ka pasur problem ta aplikojë këtë mënyrë të ngrëni, e cila nuk është fare e zakonshme për një deputet.

Nëse një deputet do të ishte duke ngrënë në një restorant luksoz, nuk do përbënte fare lajm.

Por të hash byrekë me dhallë në këmbë, pa dyshim që bën lajm dhe çudi madje. /Panorama Plus

kujtim gjuzi5 kujtim gjuzi3 kujtim gjuzi1 kujtim gjuzi kujtim gjuzi 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura