FOTO nga paparazi/ Arbana Osmani në jetën e përditshme, shumë larg pamjes së kuruar të skenës

Jan 12, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Me atlete të zeza, të sheshta, që i tregojnë gjatësinë reale, me rroba të zeza sportive, flokë të mbledhur dhe pa make-up, Arbana Osmani duket si një vajzë e zakonshme e kryeqytetit në këto foto paparazzi.

 

arbana-osmani2

Ka preferuar të vishet thjeshtë dhe komode, mbase për një ditë ku po bën një ecje ose mund të ketë ndonjë takim joformal. Por është kaq interesante të shohësh personazhet e televizionit në jetën e përditshme, ashtu si vetëm familjarët dhe të afërmit e tyre mund t’i shohin.

Në fakt, Arbana nuk shquhet për maninë për të qenë non stop e lyer dhe majë takave. Në jetën e përditshme, ajo gjithnjë ka preferuar xhinset apo veshjet e rehatshme prej pambuku.

Nuk duket të jetë ndonjë tip vanitoz apo e fiksuar pas përsosmërisë së pamjes. Dhe në fakt, kjo është një nga arsyet se përse publiku e do.

Sepse ajo di të jetë një nga ato, një vajzë e thjeshtë dhe modeste, që suksesi nuk e ka transformuar aspak. E ndërsa për pamjen nuk është se i intereson shumë të jetë gjithnjë perfekte, për programet që ajo prezanton është krejt e kundërta.

Tashmë prej vitesh Arbana drejton programin “Dua të të bëj të lumtur”, ku jep kontributin e saj edhe në skenar. Dhe aty duket që Arbana nuk të fal, sepse me të vërtetë çdo gjë e do në perfeksion.

Dhe ia ka dalë, pasi programi ka rezultuar një sukses i vërtetë. /Panorama Plus

arbana-osmani1 arbana-osmani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura