FOTO/ Erion Veliaj fut dorën në xhep për të paguar gjobën e të moshuarës

Mar 11, 2016 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas xhiros që fotoja e një të moshuare që gjobitej nga Policia Bashkiake bëri në rrjetet sociale.

xhevrija2

Në një reagim të Bashkisë, thuhet se Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.

Sqarohet se lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, theksohet se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit.

Banorët kanë kërkuar lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh.

Bashkia u bën thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të përurojë nesër tregun e parë të këtij lloji në Njësinë Administrative Nr. 3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura