Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme (20 qershor) në një intervistë, se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.

Meta u shpreh se thashmë Monika Kryemadhi nuk është më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.
Ai tregoi se ka filluar dhe procesin e divorcit, si dhe ka njoftuar djalin e tij dhe të Kryemadhit, Besartin.
Ndër të tjera, kreu u PL u shpreh se idenë për ndarje ia kishte dhënë dhe i biri, që sipas Metës ishte shpreur se ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’.
Meta: Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. I cili e ka pas si ide të tillë dhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’, dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje.
© Panorama.al











