Episodi i patreguar/ Zyrtari i muzeut në Vjenë: Kur Zogu pa përkrenaren e Skënderbeut kërkoi …

| 7:46
SHPËRNDAJE
 

Aurenc Bebja/ Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë rrefen se si reagoi Ahmet Zogu, kur shkoi të shihte përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.1

Lajmin e ka botuar “Le Temps”, të premten e 31 gushtit 1928, në faqen n°2, si pjese e rrëfimit te vizitës së përkrenares së Skënderbeut nga Ahmet Zogu në Muzeun e Arteve Historike në Vjenë. 

Përkrenarja e Skënderbeut

Korrespondenti ynë i veçantë në Vjenë shkruan :

Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë raporton se Ahmet Zogu dhe dy persona të tjerë shqiptarë që ishin, disa vjet më parë, në kryeqytetin austriak, shkuan të shihnin përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.

Ahmet Zogu kërkoi që t’i hapnin vitrinën dhe t’i lejonin të prekë përkrenaren e heroit kombëtar të vendit të tij. Ai e mori reliken në duart e tij dhe, duke u përkulur me respekt, e afroi pranë buzëve të tij me një gjest të madh nderimi.

Muzeu i Arteve Historike ka gjithashtu shpatën e Skënderbeut. Besohet se këto objekte vijnë nga një trashëgimi, sepse gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Habsburgët kryen dy martesa me anëtarët e familjes së Skënderbeut.

Burimi :https://www.darsiani.com/la-gazette/zyrtari-i-muzeut-te-arteve-historike-ne-vjene-per-le-temps-1928-ahmet-zogu-e-mori-perkrenaren-e-skenderbeut-ne-duart-e-tij-u-perkul-dhe-e-perqafoi-me-respektin-me-te-madh/.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.