EMRI/ Bie në pranga 48-vjeçari në Shkodër, ishte në kërkim dhe i dënuar me 16 vite burg

Oct 28, 2018 | 13:53
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës, ka arrestuar sot një person i cili ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 15 vite burgim.

Sipas njoftimit të policisë Dedë Lufaj, ka rënë në pranga gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluar gjatë natës.

policia shkoder

NJODTIMI I PLOTË

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër.


Gjate kontrolleve Policia kap dhe ndalon një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit:

Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim nr. 155 (664), datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nr. 565, datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/1-22 e 278/4 të Kodit Penal,

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura